Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Antetokounmpo i jashtëzakonshëm

Ylli i basketbollit, Giannis Antetokounmpo ka shfaqur ndeshje të madhe të martën pasdite. Ai ka shënuar 41 pikë për Greqinë që fitoi bindshëm, 99:79, ndaj Ukrainës. Ndeshja e grupit C është luajtur në Assago të Italisë.

Antetokounmpo ka shtuar edhe nëntë kërcime e dy asistime për një prej paraqitjeve më të mira individuale deri më tani në Eurobasket 2022.

Alex Len shënoi 10 pikë për Ukrainën, ndërsa i kishte edhe tetë kërcime.

Për Greqinë ishte fitorja e katërt rresht. Ajo ka siguruar kalimin në fazën nokaut. Në fazën e dytë ka kaluar edhe Ukraina, që ka bilanc prej tri fitore e një humbje. Prej grupit C tashmë ka avancuar edhe Kroacia.

Artikuj të ngjashëm