Pasi e kuptoi se nuk është në nivelin më të mirë në Brazil, më i miri i Barcelonës, Lionel Messi, beson se edhe fushat e futbollit në Kupën e Amerikës janë nën nivelin e duhur.
Kapiteni Messi ia drejtoi gishtin fushave të këtij edicioni të Kupës së Amerikës, ani pse dha ndihmë në kualifikimin e shtetit të tij në gjysmëfinale të garës, transmeton KTV.
Messi, megjithatë, nuk e ka shfaqur ende më të mirën e tij, dhe ka shënuar vetëm një penallti kundër Paraguait, goli i vetëm në katër ndeshje të garës deri tani.
“Nuk jam në formën më të mirë. E vërteta është se fushat nuk janë aspak të mira. Është shumë e vështirë ta kontrollosh topin dhe ta udhëheqësh atë. Topi dukej si lepur, shkonte në gjitha pjesët e fushës. E gjitha çfarë ne mund të bëjmë është të përshtatemi”, ka thënë Messi pas ndeshjes së fituar në çerekfinale.
Argjentina takohet me Brazilin në gjysmëfinale të martën, në stadiumin “Mineirao.