Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anglisë po i mungon shkëlqimi që e kanë rivalët e saj

Anglia është kualifikuar në Botërorin e gjashtë rresht, por fitorja 1:0 të dielën ndaj Lituanisë ka shfaqur problemet me të cilat përballet Anglia dhe të cilat duhet t'i rregullojë nëse dëshiron të lërë përshtypje në skenën e madhe në Rusi, në vitin e ardhshëm.

Anglia përfundoi e para në Grupin F pa humbje, por në katër ndeshje rresht eliminatore skuadra e Gareth Southgatet ka dështuar të shkëlqejë, ndryshe nga përfaqësueset e tjera si Gjermania, Spanja e Belgjika që kanë impresionuar, shkruan Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shifra totale e golave prej 18 sosh në dhjetë ndeshje në një grup ku ishin Lituania e Malta - në pozitat 120-të, përkatësisht 191-të në renditje të FIFA-s - nuk është për t'u përgëzuar, përcjell Koha Ditore.

Në katër ndeshjet e fundit, Anglia shënoi tetë gola, ndonëse tri nga to erdhën pas minutës së 85-të në një ndeshje ndaj Maltës, që ishte lodhur.

Pasoi një fitore e vështirë në shtëpi 2:1 ndaj Sllovakisë, para se të fitonte me shumë fat në minutat shtesë 1:0 në shtëpi ndaj Sllovenisë të enjten, me të cilën fitore siguroi kualifikimin...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.