Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anglia insiston të vazhdojë bashkëpunimin me Southgaten

Federata e Futbollit e Anglisë po insiston që Gareth Southgate të mbetet seleksionues i Anglisë edhe pas "Euro 2020", por pranon se nuk mund të konkurrojë më pagë nëse ndonjë ekip nga Premier League tenton ta joshë atë.

Southgate po vlerësohet shumë për punën që bëri me Përfaqësuesen e Anglisë, që përfundoi e katërta në botërorin "Rusia 2018", përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.

Për Anglinë ishte hera e parë pas 28 vjetësh që arriti në gjysmëfinale të këtij turneu. 47-vjeçari fillimisht mori detyrën përkohësisht, për të firmosur më pas kontratë katërvjeçare në nëntor të vitit 2016.

"Ne duam që Garethi të qëndrojë edhe pas Evropianit 2020, të paktën deri në botërorin që do të mbahet në Katar", ka thënë shefi ekzekutiv i federatës angleze Martin Glenn. "Mendoj se të dyja palët e kemi këtë dëshirë. Ne tashmë e kemi bërë gati kontratën e re dhe po presim që Garethi të kthehet nga pushimet për të nisur negociatat".

Paga vjetore e Southgatet tek Anglia është 2.3 milionë euro që me bonuse shkon deri në tre milionë, e ngjashme me pagën e paraardhësve të tij, Sam Allardyce e Roy Hodgson....(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)