Përfaqësuesja e Anglisë dëshiron ta vazhdojë kontratën me përzgjedhësin, Gareth Southgate. Mediat angleze kanë raportuar të premten se drejtuesit e Federatës së Futbollit të Anglisë do ta shpërblejnë me kontratë të re trajnerin.
Southgate pritet të vazhdojë kontratë dyvjeçare me Anglinë që do ta mbante atë te “Tre Luanët” deri në vitin 2024.
Kontrata aktuale e trajnerit 51-vjeçar i skadon në vitin 2022 pas përfundimit të Kampionatit Botëror.