Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Angelescu: Rrahmani lojtari më i mirë në Rumani

Njëri prej aksionarëve të Rapid Bukureshtit, Victor Angelescu beson se Albion Rrahmani mund të bëhet një prej sulmuesve më të rëndësishëm në Evropë.

Ai thotë se deri më tani, Rrahmani është lojtari më i mirë në kampionatin rumun.

“Albion Rrahmani është deri më tani lojtari më i mirë në Rumani. Ai është sulmuesi më i mirë në Superligë dhe mund të bëhet një nga sulmuesit më të rëndësishëm në Evropë. Ai ka 13 gola të shënuar deri më tani, por ishte i lënduar për një kohë të gjatë. Le të imagjinojmë sa gola do të kishte nëse nuk do ta pësonte atë lëndim. Mendoj se në fund të edicionit, Rrahmani do të jetë golashënuesi më i mirë”, ka thënë Angelescu për “Pro Sport” të martën.

Prej transferimit te Rapidi, ish-sulmuesi i Ballkanit ka treguar formë të jashtëzakonshme. Madje, është raportuar për interesim nga Premier League.

https://www.koha.net/sport/412366/rrahmani-drejt-premier-leagues/