Mesfushori i Manchester United, Angel Gomes dëshiron të fitojë mundësi për të luajtur me United këtë sezon.
Futbollisti anglez shpreson të jetë në formacionin e parë sot në ndeshjen ndaj Rochdale në kuadër të Carabao Cup, transmeton kp.
Ai tha se ka punuar gjatë gjithë jetës për të arritur këtu.
“Është diçka në të cilën kam punuar gjatë gjithë jetës. Nuk e shoh veten si një lojtar i ri që po vjen. Dua të tregoj veten jo vetëm te fansat, por edhe te klubi. Jam në ekipin e parë dhe do të punoj shumë. Është emocionuese për mua. Jam rritur këtu dhe të jesh këtu është mahnitëse. Të jesh në ekipin e parë është diçka që kam punuar dhe jam duke u munduar ta kuptoj ngadalë”, deklaroi ai.
Sipas disa spekulimeve, gjiganti spanjoll Barcelona është duke shfaqur interesim për shërbimet e mesfushorit të United.