Volejbollistët e Kosovës e kanë fituar vetëm një set në katër ndeshjet që i kanë luajtur deri më tash në Ligën Evropiane, shkruan sot Koha Ditore.
I kanë humbur të katër ndeshjet në kuadër të "Silver European League", që është niveli i dytë i kësaj gare. Ndërkohë volejbollistet e Kosovës nuk ia kanë dalë ende të fitojnë ndonjë set. Edhe ato i kanë humbur të katër ndeshjet e deritashme. Pra të gjitha i kanë humbur me rezultatin 3:0 në sete.
Humbjet e fundit për përfaqësueset në volejboll erdhën të mërkurën, kur u luajtën ndeshjet e fundit në shtëpi. Volejbollistët pësuan 3:0 nga Letonia, ndërsa volejbollistet 3:0 nga Zvicra. Volejbollistët dy sete i humbën ngushtë, 25:21 e 25:20, ndërsa në një morën vetëm nëntë pikë. Volejbollistet morën 18 pikë në setin e parë, 20 në të dytin dhe 15 në të tretin.
Me gjithë humbjet rresht te përfaqësueset, në volejboll ka optimizëm. Ai vërehet në deklaratat e dhëna pas ndeshjes. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).