Andi Zeqiri është prezantuar te skuadra e madhe zvicerane, Basel.
Ai është huazuar te Baseli deri në fund të sezonit me mundësi blerjeje të kartonit të tij nga Brightoni.
Reprezentuesi i Zvicrës ka thënë se Baselin e ka ndjekur që kur ka qenë i vogël.
“Baseli është një klub i njohur. E kam parë Baselin të luante në Ligën e Kampionëve kur isha i vogël dhe që atëherë kam ëndërruar të luaj për këtë klub. E veçantë është që ish-sulmuesi i klasit botëror Alex Frei është trajner i Baselit. Kjo është e rëndësishme për mua si sulmues. Dua të mësoj prej tij dhe të vazhdoj të përmirësohem nën udhëheqjen e tij”, ka thënë Zeqiri për faqen zyrtare të klubit.
Edhe te klubi i Baselit e kanë mirëpritur ardhjen e Zeqirit.