Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Andi Zeqiri asiston në fitoren e skuadrës së tij kundër Stuttgartit

Tri gola në pjesën e dytë i dhanë Augsburgut fitoren e parë në katër ndeshje të Bundesligës.

Të dielën, Augsburgu e mposhti thellë Stuttgartin me rezultatin 4:1, në kuadër të xhiros së 10-të në Bundesligë.

Kontribut në këtë fitore dha edhe sulmuesi shqiptar që përfaqëson Zvicrën, Andi Zeqiri.

Zeqiri që ishte titullar dhe luajti në tërë ndeshjen, asistoi në golin e realizuar nga sulmuesi Alfred Finnbogason në minutën e 81-të.

Sulmuesi 22-vjeçar ka edhe dy gola të realizuar në shtatë ndeshje të Bundesligës, ndërsa në Gjermani u huazua nga skuadra e Brightonit të Premier Leagues.