Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se nuk e di nëse Lionel Messi është më i miri i të gjitha kohërave.
Ai ka thënë se çdo epokë ka pasur dhe do të ketë lojtarë të fortë dhe të rëndësishëm.
“Më i miri në histori? Sinqerisht nuk e di, por nuk mendoj se është e drejtë ta them këtë. Çdo epokë ka pasur dhe do të ketë lojtarë të fortë dhe të rëndësishëm. Të thuash se ai është më i miri në histori... kjo është diçka që nuk do të më dalë nga goja”, ka thënë Ancelotti.
Ai ka konfirmuar se nuk do ta marrë drejtimin e Brazilit.
“Nëse ata janë të interesuar për mua, unë e vlerësoj, por situata ime është e qartë. E kam thënë edhe më herët që jam mirë këtu. Do të jem këtu gjithë kohës që do të zgjasë kjo aventurë. Nuk jam unë që do të shkoj t’i them Realit se dua të largohem. Kjo nuk do të ndodhë kurrë”, është shprehur Ancelotti në konferencë për media.
Ancelotti ka thënë se Karim Benzema dhe Eden Hazard do të jenë të dobishëm për Realin për pjesën e mbetur të sezonit aktual.