Carlo Ancelotti beson se kishte problem në filozofi te Bayern Munichu sepse gjermanët nuk donin të ndryshonin gjërat.
Tani trajneri i Napolit, fitoi titullin e Bundesligas në sezonin e tij të parë në Gjermani, por u shkarkua pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve.
“Përvoja në Bayern ishte pak e pazakontë”, ka thënë Ancelotti për Dazn.
“Gjërat nuk po shkonin keq, fituam gati të gjitha lojërat në shtator. Kishte probleme në filozofi: ata nuk donin të ndryshonin. Unë po”.