Carlo Ancelotti ka arritur 1000 ndeshje si trajner.
Kryetrajneri i Bayern Munichut e ka arritur këtë rekord për më shumë se 21 vjet në punën si menaxher. Këtë ai e ka arritur me ndeshjen kundër Hamburgut në Bundesliga.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoItaliani ka një CV të jashtëzakonshme. Ai ka fituar trofe të shumtë me ekipe si Milani, Real Madridi dhe Chelsea.
Te Milani ai fitoi dy tituj të Ligës së Kampionëve. Një trofe të garës europiane e arriti me Madridin gjatë sezonit 2013-14 ndërsa fitoi Premier Ligën dhe FA Cup me Chelsean.
Ancelotti fitoi ligën franceze me PSG-në dhe te Bayerni deri më tani ka fituar Super Kupën gjermane.
Gjatë 1000 ndeshjeve ai i ka siguruar 590 fitore me përqindje prej 59%.