Pasi e fitoi ligën me Real Madridin, tekniku italian Carlo Ancelotti, u bë trajneri i parë që i fitoi të gjitha pesë ligat më të forta të Evropës. Përveç me madrilenët, ai triumfoi edhe me Milanin në Itali, Chelsean në Angli, Paris Saint-Germainin në Francë dhe Bayern Munichun në Gjermani.
Një skuadër që në krye si trajner e ka Ancelottin, asnjëherë nuk bën të nënvlerësohet, pavarësisht faktit se sa i fortë mund të jetë ai ekip.
Për më shumë, është tri herë fitues i Ligës së Kampionëve dhe tani është finalist i garës më të fortë për klube në Evropë.