Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kush është trajneri i vetëm me katër trofe të Championsit?

Josep Guardiola do të bëhej vetëm trajneri i katërt që e fiton trofeun e çmuar të Ligës së Kampionëve tri herë, nëse me Cityn sonte e mposht Interin në finale.

Carlo Ancelotti në sezonin e kaluar u bë trajneri i parë që e fiton Kupën Evropiane/Ligën e Kampionëve për herën e katërt.

Guardiola do t’i bashkohej trajnerëve elitarë që e kanë fituar tre herë trofeun e çmuar.

Ancelotti triumfoi me Milanin në vitin 2003 dhe 2007, dhe me Real Madridin në vitin 2014 dhe 2022.

Trajneri anglez, Bob Paisley, po ashtu e ka të fituar tre herë këtë trofe, në vitin 1977, 1978 dhe 1981.

Edhe Ancelotti: Ky është trofeu më i veçantë i karrierës Futboll Ancelotti: Ky është trofeu më i veçantë i karrierës

Në këtë listë është edhe Zinedine Zidane, që ka triumfuar me Real Madridin në vitin 2016, 2017 dhe 2018. Zidane është i vetmi që e ka fituar Ligën e Kampionëve në tri edicione rresht.

Dy herë Ligën e Kampionëve e kanë fituar Jose Villalonga, Luis Carniglia, Bela Guttmann, Helenio Herrera, Miguel Munoz, Nereo Rocco, Shtefan Kovacs, Dettmar Cramer, Brian Clough, Ernst Happel, Arrigo Sacchi, Ottmar Hitzfeld, Vicente del Bosque, Sir Alex Ferguson, Jose Mourinho, Pep Guardiola dhe Jupp Heynckes.