Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lidhja e Ancelottit me “Championsin” ka nisur gati para katër dekadash

Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti e ka fituar Ligën e Kampionëve katër herë si trajner. Ai të shtunën u bë trajneri më i suksesshëm në historinë e kësaj gare.

Ancelotti ka udhëhequr tetë skuadra të ndryshme në Ligën e Kampionëve. Ka luajtur në fazën nokaut me gjashtë prej tyre dhe e ka fituar garën me dy skuadra.

Finalen e parë Ancelotti e kishte arritur në vitin 1984, kur ishte lojtar te Roma. U mposht nga Liverpooli në “Stadio Olimpico”.

Në vitin 1989, Milani mposhti Steaua Bukureshtin 4:0 në finale të Kupës Evropiane. Kjo e shënon edhe pikën më të lartë të periudhës së trajnerit Arrigo Sacchi. Ancelotti ishte titullar në qendër të mesfushës.

Milani triumfoi edhe një vit më vonë, kur e mposhti Benfican 1:0 në Vjenë. Ancelotti ishte titullar në mesfushë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 72-të nga Daniele Massaro.

Si trajner, Ancelotti triumfoi ndaj Juventusit në Manchester me Milanin në vitin 2003 në penallti, 3:2, pasi koha e rregullt kishte përfunduar pa gola.

Edhe Ancelotti në histori të “Championsit” Sport Ancelotti në histori të “Championsit”

Pasi e humbi finalen e vitit 2005 nga Liverpooli, pikërisht të njëjtën skuadër Ancelotti me Milanin e mposhti dy vjet më vonë, 2:1. Finalja ishte luajtur në Athinë.

Me Real Madridin, me rezultatin 4:1 në vitin 2014 në stadiumin “Allianz Arena” në Munich e mposhti Atletico Madridin në vazhdime. Koha e rregullt ishte mbyllur 1:1.

Dhe trofeun e katërt si trajner e fitoi të shtunën në Paris.