Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Amrabati bëri iftar pas lëndimit të “rrejshëm” të Ranierit

Sofyan Amrabat ka bërë iftar përderisa ishte duke u zhvilluar dueli Inter – Fiorentina. Fiorentina të shtunën mbrëma fitoi 1:0 me golin e shënuar nga Giacomo Bonaventuras. Marokeni Amrabat ishte titullar në këtë ballafaqim. Ai është duke e agjëruar muajin e Ramazanit. Amrabatit iu dha mundësia që të bënte iftar në minutat shtesë të këtij takimi, kur bashkëlojtari i tij, Luca Ranieri, kërkoi ndihmën e stafit mjekësor. Shumë media kanë raportuar se lëndimi i Ranierit ishte i “rrejshëm”.