Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Amiri po shpërblen sakrificën e prindërve refugjatë

Mesfushori i Hoffenheimit, Nadiem Amiri, mund të mos ketë kaluar rrugë të vështirë sikurse prindërit e tij, por ai nuk harron që është fëmijë i refugjatëve.

Prindërit e Amirit ishin larguar nga lufta e Afganistanit në vitet ‘80, për t'u vendosur në Ludwigshafen të Gjermanisë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Bundesliga.com.

Pikërisht në këtë qytet, Nadiem ka lindur në tetor të vitit 1996 dhe falë sakrificës dhe punës së madhe të prindërve të tij ai ishte në gjendje të ndiqte pasionin e tij për futbollin.

"Është vështirë kur je i detyruar të largohesh nga familja në moshë të re dhe të shkoni në një vend të huaj ku nuk e flisni gjuhën", ka thënë Amiri, duke iu referuar prindërve të tij. "Por, prindërit ishin të vendosur për të bërë diçka nga jeta e tyre. Ata patën vullnet dhe ia dolën. Edhe pse jam lojtar i Bundesligës, me krenari e pranoj se jam fëmijë i refugjatëve".

Prindërit e Amirit kanë punuar punë të ndryshme për t'u mundësuar djemve të tyre, Nauwidit dhe Nadiemit, që të zhvillohen si futbollistë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm