Sami Khedira e di ndjenjën e mbajtjes së më shumë se një flamuri në zemër. Dhe për këtë arsye fituesi i Botërorit 2014 me Gjermaninë nuk sheh krizë identiteti në faktin që futbollistët vëllezër luajnë në përfaqësuese të ndryshme në Kupën e Botës 2026.
Sipas Khediras, që ishte lojtar i suksesshëm i Gjermanisë, ky nuk është problem i futbollit, por reflektim i lojës moderne dhe diversitetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVëllai i Sami Khediras, Rani, është në Botëror me Tunizinë, që është vendi i babait të tyre. Më i njohuri nga vëllezërit Khedira vlerëson se paraqitja e vëllezërve për përfaqësuese të ndryshme përfaqëson familjet, migrimin dhe përkatësinë në një botë ku identiteti rrallë përshtatet me një pasaportë.
“Nuk e shoh këtë si çështje”, ka thënë Khedira për “La Gazzetta dello Sport”.
“E shoh si pjesë të botës globale, moderne, ku të gjithë bashkohen. Dhe për mua, sipas pikëpamjes sime, është e mahnitshme”.
I lindur dhe i rritur në Gjermani, Khedira tha se ai dhe Rani bartin dy kulturat natyrshëm dhe jo duke bërë që të konkurrojnë me njëra-tjetrën. Nëna e futbollistëve është gjermane, ndërsa babai tunizian.
Ai shtoi se njerëzit ndonjëherë e vinin në dyshim “gjermanizimin e tij”, për shkak të emrit dhe pamjes. Ndërkohë në Tunizi ai shihej si gjerman. Përgjigjja e ish-mesfushorit ishte e thjeshtë: të dyja mund të jenë të vërteta.
“Ne i kemi të dy vendet në zemër. Të dy mentalitetet po ashtu. Dhe kjo na bënë të veçantë”, tha Khedira, 39-vjeçar. Ai i ka luajtur plot 77 ndeshje për Gjermaninë, nga viti 2009 deri në vitin 2018. Karrierë ka bërë te Stuttgarti, Real Madridi, Juventusi dhe Hertha e Berlinit.
Rani Khedira ka luajtur për të rinjtë e Gjermanisë. Vetëm këtë vit, në moshën 32-vjeçare ai iu bashkua Tunizisë, vendit të origjinës. Gjermania A nuk e ka ftuar. Rani Khedira luan po ashtu mesfushor për Union Berlinin. Karrierë ka bërë edhe te Stuttgarti, Leipzigu dhe Augsburgu.
Në këtë Botëror janë tetë raste kur vëllezërit janë pjesë e ekipeve. Katër janë në ekipet e njëjta e katër raste kur vëllezërit luajnë për përfaqësuese të ndryshme.