Amir Abarashi është shprehur krenar që do të jetë kapiten i Shqipërisë në ndeshjen ndaj Uellsit.
Mesfushori nga Gjakova, ka premtuar maksimumin në këtë ndeshje për të shënuar fitore.
“Është kënaqësi e madhe dhe një nder të jem kapiten i Shqipërisë. Duhet të fitojmë dhe të luajmë mirë, mendimi im është të luajmë lojën tonë dhe më të rëndësishme janë ato në shtator, por edhe këto duam t’i fitojmë.
Ne kemi kualitet për të fituar këtë ndeshje, jemi në 100% në formë”, deklaroi Abrashi.
Ndeshja Uells – Shqipëri, luhet të shtunën nga ora 18:00.