Futbollistja amerikane Sydney Leroux është përgëzuar nëpër rrjetet sociale, pasi i është bashkuar skuadrës në stërvitjet parasezonale, ndonëse është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Leroux, 28-vjeçare, që është e martuar me ish-lojtarin e Norwich Cityt, Dom Dwyer, dhe ka një fëmijë tjetër, të birin Cassius, luan për skuadrën Orlando Pride në Ligën NWSL, shkruan sot Koha Ditore.
Dhe kur Orlando nisi stërvitjet parasezonale këtë javë, ajo u paraqit në to, ndonëse shtatzënë.
"Nuk kam menduar se do të startoja fazën parasezonale pesë muaj e gjysmë shtatzënë, por ja ku jemi", postoi ajo në "Instagram" foton e saj.
Disa tifozë komentuan duke thënë se janë krenarë me të, ndërsa disa e quajtën legjendë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Jennifer Lawrence tregon stomakun e fryrë me veshje të ngushta në Nju Jork
-
Mandy Moore publikon fotografi, zbulon shtatzëninë
-
Megan Fox: S’e planifikova shtatzëninë e fundit, por ishte një surprizë e bukur
-
Megan Fox po pret fëmijën e parë me Machine Gun Kelly
-
Raportohet se Haily Bieber është bërë nënë