Audrey Baldwin nuk endet shumë rrugëve të Prishtinës. Ka vetëm pak ditë që ka ardhur në Prishtinë dhe për të është vend krejtësisht i panjohur. Por 25-vjeçarja nga SHBA-ja ka arritur të marrë mjaftueshëm njohuri rreth klubit Hajvalia, me të cilin synon ta kalojë grupin kualifikues në Ligën e Kampionëve, shkruan sot Koha Ditore.
Ajo është vetëm një nga disa përforcimet e huaja të kampiones së Kosovës, Hajvalisë. Ekipi kosovar po përgatitet për paraqitje në turneun kualifikues të Ligës së Kampionëve për femra.
Për Baldwinin paraqitja si titullare me Hajvalinë do të ishte debutim në këtë nivel të garave, ndonëse ka qenë pjesë e skuadrës nga Danimarka, Fortuna Hjorring në edicionin 2015\16, në kualifikimet e "Championist", por nuk luajti.
E hapësirën që nuk e gjeti dy edicione më parë në Danimarkë, shpreson ta ketë me klubin Hajvalia.
(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Albian Hajdari vendos për Kosovën
-
Hajdari lë hapur derën për Kosovën, por fokusin e ka te Hoffenheimi
-
Të shtunën fillon kampionati që është i rëndësishëm edhe për Kosovën
-
Hajdari tregon për kërcënimet pas vendimit që të kalojë nga Zvicra te Kosova
-
Nga Kuba në Samadrexhë, rrugëtimi i veçantë i hendbollistes më të mirë të Kupës së Kosovës