Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajvalia e Liburni shpresojnë të kalojnë raundet kualifikuese

Klubi i futbollit të femrave, Hajvalia dhe klubi i meshkujve në futsall (futboll të sallës), Liburni, shpresojnë të nisin pozitivisht aventurën në garat evropiane për edicionin 2017/18.

KFF Hajvalia dhe Liburni kanë fituar titujt e kampionit të Kosovës edicionin e kaluar dhe kështu fituan të drejtën të paraqiten në garat kryesore evropiane, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hajvalia për vitin e dytë rresht paraqitet në Ligën e Kampionëve për femra derisa Liburni për herë të parë në Futsal Cup. Edicionin e kaluar në këtë garë Kosovën e përfaqësoi Feniksi i Drenasit, që ishte kampion në fuqi.

Skuadra e Hajvalisë aventurën evropiane për këtë edicion e nis të martën (sot) derisa Liburni një ditë më vonë, të mërkurën. Hajvalia do të luajë në raundin kualifikues, që është i pari i garave, dhe bën pjesë në Grupin 8 së bashku me BIIK Kazygurt, MTK Hungaria dhe Sportingun e Lisbonës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.