Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar shtetasit e vet që jetojnë në rrethinën e Napolit të shmangin daljet në rrugë nëse skuadra napoletane fiton titullin e Serie A të dielën.
Ambasada ka lëshuar alarmin e sigurisë në lidhje me fitoren e mundshme të Napolit në Serie A.
“Nëse Napoli fiton titullin mund të shohim tubime në mëdha në publik, trafik të rënduar ose mbyllje rrugësh, përdorim të fishekzjarrëve dhe konsumim të alkoolit në të gjithë qytetin. Shmangni daljet”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Itali.
Napoli mund ta fitojë titullin të dielën në rast se mposht Salernitanan dhe Lazio nuk fiton ndaj Interit. Do të ishte titulli i parë në 33 vjet.