Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ambasada bullgare sqaron, “Bashkimi” u pajis me viza

Ambasada e Bullgarisë në Prishtinë përmes një reagimi ka përgënjeshtruar shkrimet e disa medieve, sipas të cilave basketbollistët e “Bashkimit” të Prizrenit nuk mund udhëtuan për shkak të problemit me vizat. Por, Ambasada sot sqaron se ata i kanë marrë vizat me kohë.

“Koha Ditore” sikundër edhe Koha.net në fakt kanë raportuar se shkak i mosudhëtimit të “Bashkimit” për ndeshjen me “Rilski Sportist” në Ligën Ballkanike të Basketbollit ishin problemet financiare të kësaj skuadre dhe jo vizat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lexoni edhe: 

Bashkimi nuk udhëtoi në Bullgari shkaku i krizës

Më poshtë, njoftimi i plotë i Ambasadës së Bullgarisë në Prishtinë.

“Pergenjeshtrim - Problem vizash

Te nderuar Zoterinj,

Lidhur me botimet ne 18.12.2017 per shtyrjen e ndeshjes “Rilski Sportist” - “Bashkimi” ne Ligen Ballkanike te Basketbollit gjoja per shkak probleme me vizat per ne Bullgari te skuadres se Kosoves, Ambasada e Republikes se Bullgarise ne Kosove do te deshironte te sqaroje:

- Pjesetarret e Klubit te Basketbollit “Bashkimi” kane aplikuar per viza ne Ambasade me 12 Dhjetor 2017. Ata kane deklaruar qe do te udhetojne per ne Bullgari me date 17 Dhjetor 2017.

- Megjithe qe afati minimal per leshimin e vizave per ne Bullgari eshte 15 dite, me 15 Dhjetor 2017 ne oren 14.00 klubi “Bashkimi” i ka terhequr pasaportat nga Ambasada te pajisura me viza shumekalimshe gjashtemujore, te vlefshme prej te njejten dite.

- Ndeshja me “Rilski sportist” ishte parasikuar me daten 19 Dhjetor 2017.

Nga informacioni i mesiperm behet qarte, qe pjesetarret e Klubit te Basketbollit “Bashkimi” u pajisen me kohe me viza bullgare, dhe shkrimet per shtyrjen e ndeshjes per shkak te vizave nuk i pergjigjen te se vertetes.

Ambasada e Republikes se Bullgarise ju paraqet nderime dhe shpreson ne nje bashkepunim te frutshem ne te ardhmen.

Me respekt,

Embassy of the Republic of Bulgaria in Kosovo

tel.+381 38 245540

fax +381 38 245543

Address: Prishtina, Dragodan, Ismail Qemali 155”