Sport

Bashkimi nuk udhëtoi në Bullgari shkaku i krizës

Descriptive Text

Skuadra e Bashkimit po përballet me telashe të mëdha financiare, gjë që nuk është e re në basketbollin kosovar.

Shkaku i kësaj situate, ekipi prizrenas nuk ka udhëtuar në Bullgari për të zhvilluar ndeshjen në kuadër të Ligës Ballkanike, shkruan sot “Koha Ditore”. Shumica e basketbollistëve nuk po stërviten, pasi po kërkojnë pagat, derisa ka edhe largime.

Lojtarët në kushte anonimiteti thonë se klubi ua ka nga tri paga borxh, ndërkohë zyrtarë të klubit thonë vetëm se “kriza është e thellë”.

Shkaku i kësaj krize, trajneri grek Fotis Takianos është larguar, sikurse edhe amerikani Jamir Hanner. Të tjerët po presin.

Bashkimi sot (e martë) është dashur të zhvillojë ndeshjen e radhës në BIBL kundër Rilski Sportistit në Samokov, por ekipi nuk ka udhëtuar pasi nuk ka pasur lojtarë të mjaftueshëm.

Në uebfaqen zyrtare të BIBL-it thuhet se Bashkimi ka anuluar shkuarjen në Bullgari për shkak të problemeve të disa lojtarëve me viza, gjë që deri më tash nuk ka qenë problem për asnjë lojtar e për asnjë klub... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)