Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alvesi i Barcelonës kthehet te Brazili

Përzgjedhësi i Brazilit, Tite, e ka ftuar Dani Alvesin për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin e këtij viti. Brazili do të luajë kundër Ekuadorit dhe Paraguait.

21-vjeçarët e Real Madridit, Viniciusi dhe Rodrygo po ashtu janë në mesin e 26 futbollistëve të ftuar te përfaqësuesja braziliane.

Neymari, i cili është duke u shëruar nga lëndimi i nyjës së këmbës që e mori në muajin nëntor me Paris Saint-Germainin, do të mungojë në këtë cikël të ndeshjeve.

38-vjeçari Alves u rikthye te Barcelona në muajin nëntor pasi e shkëputi kontratën me Sao Paulon dy muaj më herët.

Alvesi ishte kapiten i Brazilit që e fitoi Olimpiadën e vitit 2022. Luajti me Barcelonën më 8 janar, dhe ishte titullar në humbjen 3:2 nga Real Madridi në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Brazili që e ka siguruar kalimin në Botërorin e Katarit është i pamposhtur në kualifikime. Më 1 shkurt e pret Paraguain.

Artikuj të ngjashëm