Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Altin Kryeziu prezantohet te Maribori

Altin Kryeziu do të jetë pjesë e skuadrës së madhe sllovene Maribor.

Zyrtarizimi i tij është bërë të mërkurën gjatë ditës nga faqja zyrtare e 16-të herë kampionit slloven.

“Para përgatitjeve për derbi, një tjetër lajm. Anëtari jonë më i ri është përfaqësuesi i Kosovës, i cili më parë ka luajtur për të rinjtë e Sllovenisë. Kontrata e vlefshme deri në sezonin 2023/24 është nënshkruar nga 20-vjeçari, i cili iu bashkua ekipit në mes të stërvitjes. Altin Kryeziu, mirë se erdhe!”, thuhet në njoftimin e Mariborit.

Maribori në fundjavë luan në udhëtim te Lubjana, lideri aktual i ligës sllovene.

20-vjeçari Kryeziu karrierë më parë ka bërë te të rinjtë e Kranjit, SPAL-it, Torinos, Virtonit e Tabor Sezanas.

Me Kosovën U21 ka gjashtë paraqitje.

Artikuj të ngjashëm