Sherpa nepaleze Kami Rita ka pushtuar majën më të lartë në botë Mount Everest (8.848 metra) për herë të 23-të, duke e thyer rekordin e vet.
Rita, që është nga fshati Thame, që gjendet në hije të Everestit, ka pushtuar majën me alpinistët e tjerë nëpërmjet kreshtës juglindore të mërkurën në mëngjes, ka njoftuar zyrtarja e Departamentit të turizmit të Nepalit, Mira Acharya, nga kampi bazë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Al Jazeera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas statistikave të alpinizmit, Kami Rita është ngjitur dy herë më tepër në Everest, sesa dy sherpa tjerë që janë ngjitur nga 21 herë.
Acharya ka njoftuar se Rita ka arritur majën në orën 7:50 të mëngjesit me kohë lokale dhe ka nisur më pas zbritjen në kampet më të ulëta.
Ajo ka njoftuar se rreth 30 alpinistë të tjerë kanë marrë rrugën drejt majës dhe pritet të arrijnë të enjten, ndërsa moti pritet të jetë i kthjellët....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)