Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alpinistë nga Kosova ngjitën majën më të lartë në Ballkan

Disa alpinistë nga Kosova kanë ngjitur majën Musala në malet e Rilës në Bullgari, e cila gjithashtu është maja më e lartë në Ballkan (2.925 m).

Ekspedita ka filluar nga data 14.06.2019 deri më datën 16.06.2019 e organizuar nga Klubi Alpin Prishtina.

Maja e Musalas është maje dominuese në Vargmalet e Rilës dhe gjithë Ballkanin.

Pozicioni i saj në Jugperëndim të Bullgarisë bën që, nga kjo pikë të shihen disa vargmale të njohura Ballkanike, si Osogovo, Malet Rodope, Vargmali i Rilës.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja ishte e hapur për shkak se ngjitja në Majën më të Lartë në Ballkan është relativisht e lehtë, për shkak të terrenit livadhor dhe përdorimit të teleferikut deri te liqeni i Musalas.

Pjesëmarrësit e ekspeditës kanë pasur rastin të vizitojnë vende të rëndësishme, si Blagojevgrad, Borovec dhe Sofje.

Edhe Mula valon flamurin kosovar në malin më të lartë në Rusi dhe Evropë Sport Mula valon flamurin kosovar në malin më të lartë në Rusi dhe Evropë

{gallery}