Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alonso refuzon ofertën për të qenë asistent i Ancelottit

Ish-mesfushori i Bayern Munich, Xabi Alonso ka hedhur poshtë ofertën për të qenë asistent i Carlo Ancelottit tek “Bavarezët”.

Mediet gjermane raportojnë se spanjolli ka refuzuar mundësinë për t'u bërë ndihmës-menaxher i Bayern Munchen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Spanjës sezonin e kaluar i dha fund karrierës pas tre vjetësh tek gjiganti gjerman, transmeton kp.

“Carlo Ancelotti i ofroi Alonsos mundësinë për të vazhduar karrierën e tij si numër dy para sezonit të kaluar”, shkruajnë mediet gjermane.

Por, Alonso refuzoi ofertën ashtu siç bëri edhe legjenda e Bayernit dhe Gjermanisë, Philipp Lahm.