Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alonso pensionohet nga futbolli

Mesfushori i Bayern Munichut, Xabi Alonso ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli profesionist në fund të këtij sezoni.

35-vjeçari që ka realizuar 27 ndeshje për Bayernin sivjet, lajmin për pensionim e publikoi në Twitter me një postim të një fotografie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E jetova. E dashurova. Lamtumirë lojë e bukur”, ka shkruar Xabi Alonso.

Drejtori i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ka lavdëruar spanjollin, i cili është në klub që prej vitit 2014.

“Bayerni dëshiron ta falënderojë një lojtarë të madh që ka luajtur për Bayernin në mënyrë të shkëlqyer, si brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë Rummenigge.