Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Almir Kryeziu: E bëmë të duket e lehtë

Almir Kryeziu është vlerësuar nga Ilir Daja për paraqitjen ndaj Larnes.

Mesfushori i Ballkanit, Kryeziu, e ka vlerësuar paraqitjen dhe fitoren 3:0 ndaj kampionit të Irlandës së Veriut.

“Jemi të lumtur për fitore. Kundërshtari nuk ishte i lehtë, por ne e bëmë të duket e lehtë. Kemi dominuar, kemi mundur të shënojmë edhe më shumë. Por nuk është rezultat i keq. Jam i kënaqur duke ditur që kemi pasur topin në pronësi dhe kemi bërë lojë të mirë. Kundërshtari ka luajtur me pesë në mbrojtje, por ia dolëm të shënonim”, ka thënë Kryeziu.