Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Almeria vazhdon me humbje

Skuadra e Almerias ka vazhduar me humbje në La Liga të Spanjës. Të premten, Almeria e regjistroi humbjen e 16-të dhe mbetet ekipi i vetëm pa fitore në kampionatin spanjoll.

Në ndeshjen e xhiros së 22-të, të luajtur të premten, Almeria pësoi në shtëpi nga Alavesi me rezultatin 3:0.

Samu Omorodion e zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të, përpara se Alavesi të realizonte edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë për ta siguruar fitoren.

Luis Rioja shënoi për 2:0 në minutën e 52-të, përpara se Omorodion ta vuloste rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Ai e shënoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Alavesin në minutën e 88-të.