Trajneri i Juventsit, Max Allegri ka thënë se i vjen keq që mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci nuk do të mund të përballet kundër ish-ekipit të tij të shtunën mbrëma.
30-vjeçari mori karton të kuq vikendin e kaluar ndaj Genoas dhe do të mungojë këtë javë kundër Juves, vetëm tre muaj pasi kaloi te Milani për 40 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po ndjehemi mirë, do të shkojmë të luajmë në Milan me sharm dhe të përballemi me një ekip që pati lojë të mirë ndaj Chievos të mërkurën”, ka thënë Allegri në konferencën për media.
“Janë pak prapa në tabelë, por do të përfundojnë në katër pozitat e para. Bonucci? Barzagli ose Rugani do të luajnë përkrah Chiellinit nesër. Më vjen keq Bonucci nuk mund të luajë”, ka thënë veç të tjerash trajneri italian.