Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri po kërkohet nga shumë klube

Foto: Reuters

Massimiliano Allegri është një ndër trajnerët më të kërkuar momentalisht.

Trajneri italian, që është i papunë, mund të bëhet me skuadër të re. Sipas mediave italiane, interesim për Allegrin ka shprehur skuadra e Serie A, Lazio.

Përveç Lazios, së fundi në garë për shërbimet e trajnerit Allegri ka hyrë edhe Chelsea.

Drejtuesit e klubit anglez thuhet se nuk janë të kënaqur me trajnerin aktual Frank Lampard.

Allegri është i papunë që nga viti 2019 kur u largua nga Juventusi.

Artikuj të ngjashëm