Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri u pa me drejtuesit e Paris Saint-Germain, Luis Campos në Montecarlo, por trajneri italian nuk ka gjasa të largohet nga Juventusi në verë.
Takimi mes Allegrit dhe Campos ka ndodhur gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Formula 1 në fund të muajit maj dhe një foto që është bërë virale në rrjetet sociale ka ndezur spekulime të reja për të ardhmen e trajnerit në Torino.
Por sipas “Tuttosport”, takimi i Allegrit dhe Cmapos ka qenë i rastësishëm.
PSG-ja është në kërkim të një trajneri të ri, por Allegri thuhet se do ta respektojë kontratën me Juventusin.
Artikuj të ngjashëm