Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri mund të largohet nga Juventusi në rast të dështimit në Champions

Massimiliano Allgeri pritet t’i nisë bisedimet me Juventusin për të sqaruar të ardhmen e tij.

Trajneri italian nuk e ka të ardhmen të sigurt te “Zonja e Vjetër”, pas humbjes 2:0 nga Atletico Madridi në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit kërkojnë nga italiani triumfin në “Champions”, përndryshe e pret shkarkimi në fund të sezonit.

“Zonja e Vjetër” si opsion për zëvendësim të Allegrit, e sheh ish-trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.