Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri kandidat për të marrë drejtimin e Newcastlet

Klubi i Premier Leagues së Anglisë në futboll Newcastle United është duke synuar të sjellë në postin e trajnerit italianin Massimiliano Allegri, shkruan “The Sun”.

Allegri është pa angazhim që kur u largua nga Juventusi në fund të stinorit të kaluar. Neçcastle Unitedi po pritet të bëhet me pronar të ri dhe po mendon për përforcime për stinorin e radhës.

Allegri shpesh ka thënë se dëshiron të drejtojë një klub në Premier League dhe ka mësuar anglishten.

Ndonëse ka fituar pesë tituj rresht me Serie A dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve dy herë, Allegri u shkarkua verën e kaluar.

Për Allegrin ka shprehur interesim Manchester Unitedi, Arsenali, Real Madridi, Bayern Muencheni e Paris Saint-Germaini.

Aktualisht trajner i Newcastlet është Steve Bruce.

Artikuj të ngjashëm