Massimiliano Allegri ka konfirmuar se ka refuzuar të bëhet trajner i Real Madridit, për shkak të dëshirës së tij për të qëndruar te Juventusi.
Trajneri i “Zonjës së Vjetër” ishte një nga kandidatët për ta zëvendësuar Zinedine Zidane, transmeton Koha.net.
“Le të themi se i kam thënë po Juventusit. Fola me presidentin Florentino Perez, dhe i thash se për shkak të respektit për presidentin, Andrea Agnelli, të cilit i kam dhënë fjalën se do të qëndroj në Juventus. Duhet ta falënderoj presidentin e Realit që më dha një mundësi për të shkuar atje”, është shprehur Allegri për Sky Sport.