Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri i zhgënjyer me lojën e Juventusit ndaj Sportingut

Trajneri i “Zonjës së Vjetër” nuk është ndarë i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve të tij.

Juventusi mori një pikë me shumë mund ndaj Sportingut në Lisbonë në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas kësaj sfide, trajneri i Juves, Massimiliano Allegri ka thënë se e vetmja gjë pozitive ka qenë rezultati 1:1, që i jep mundësi skuadrës së tij që me tri pikë nga dy ndeshjet e mbetura të sigurojë kualifikimin në raundin tjetër.

“Është zhgënjyese, pasi që kemi pasur rastin të sigurojmë kualifikimin dhe ne nuk e kemi bërë këtë. Tash e kemi Barcelonën dhe Olympiacosin, kështu që kualifikimi është ende i pasigurt”, ka thënë Allegri.

“Në pjesën e parë ishim shumë të dobët, në të dytën u përmirësuam pak, por në përgjithësi nuk jam i kënaqur me atë që kemi shfaqur në këtë takim. E vetmja gjë pozitive është rezultati”.

“Ishte aq e thjeshtë të fitojmë këtu dhe do të kishim kryer punën. Por ekipi ishte i frikësuar. Është ende gjithçka hapur, duhet të shkojmë në Athinë dhe atje është sikur të luash në zjarr”, ka thënë trajneri italian.