Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allan pajtohet me kontratën e re te Napoli

Mesfushori brazilian i Napolit, Allan, është duke kaluar sezon të shkëlqyer me skuadrën e tij dhe është arritur marrëveshja për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2023.

Kështu shkruan “transfermarketweb”, me lajmin që pritet të bëhet zyrtar shumë shpejt, transmeton Sporti në KTV.

Ish-lojtari i Udineses dhe Vasco da Gamas iu bashkua liderit të Serisë A për këtë sezon, gjatë verës së vitit 2015-të.

Në këtë edicion, mesfushori ka luajtur në 36 ndeshje në të gjitha garat, derisa ka shënuar 4 gola në ligën italiane dhe ka tre asistime.