Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aliti: Goli i shpejtë ishte vendimtar për ne

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka thënë se goli i shënuar herët, qysh në minutën e tretë, ishte vendimtar në fitoren kundër Burkina Fasos. Kosova mposhti Burkina Fason me rezultatin 5:0, në miqësoren e zhvilluar të enjten në Prishtinë.

“Besoj se ka qenë i rëndësishëm goli i shënuar në minutën e 3-të, kemi detyruar kundërshtarin të luaj në ofensivë. Dhe, nuk e di si do të shkonte nëse nuk do të shënonim herët”, ka thënë mbrojtësi i Zuerichut të Zvicrës. Alitin e gëzon konkurrenca te Kosova.

“Konkurrenca është bërë e fortë, pasi trajneri i kombëtares i sheh të gjithë lojtarët. Është krenari të jesh pjesë e Kosovës. Formën dhe vetëbesimin duhet ta fitosh në klub për të qenë i suksesshëm në grumbullim”, ka theksuar Aliti.

Në fakt, Aliti shënoi golin e parë në minutën e tretë.