Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shaqiri: Fitorja, shumë e rëndësishme për vetëbesim

Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka vlerësuar lart sulmuesin e talentuar, Giacomo Koloto, i cili shënoi dy golat e fitores 2:1 të Baselit ndaj Lausannes në Superligën e Zvicrës.

Shaqiri luajti 20 minutat e fundit të ndeshjes që u zhvillua të dielën. Ai ka thënë se fitorja rrit vetëbesimin.

“Skuadra luajti mirë edhe pa mua. Këto tri pikë janë shumë të rëndësishme për vetëbesimin tonë”, ka thënë Shaqiri, shkruan “Blick” të hënën.

Baseli është në vendin e katërt me 43 pikë.