Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aliti e Kryeziu krenarë, me gjithë humbjen nga Arsenali

Te Zuerichu nuk janë shprehur të dëshpëruar pas humbjes 2:1 nga Arsenali në Ligën e Evropës. Zuerichu ishte vendas në ndeshjen e së enjtes. Gjashtë shqiptarë luajtën për Zuerichun. Fidan Aliti ishte njëri prej tyre.

“Mund të jemi vërtetë krenarë me paraqitjen që kishim sonte. Arsenali thjeshtë është ekip i mirë dhe gabimet më të vogla janë ndëshkuar. Kemi punuar për 90 minuta dhe me pak fat do të mund të merrnim një pikë”, ka thënë mbrojtësi i Kosovës, Aliti.

Mbrojtësi tjetër, Mirlind Kryeziu, shënoi golin për Zuerichun.

“Paraqitja e ekipit tonë ishte shumë e mirë. Për fat të keq nuk kemi shpërblyer veten. Kemi pranuar dy gola të panevojshëm”, ka thënë Kryeziu.

Artikuj të ngjashëm