Mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu ka realizuar gol për Zuerichun që po barazon 1:1 me Arsenalin.
Ndeshja në St. Gallen të Zvicrës i takon fazës grupore të Ligës së Evropës.
Kryeziu realizoi penallti në minutën e 44-t për të barazuar rezultatin në 1:1. Marquinhos kaloi në epërsi Arsenalin në minutën e 16-të.