Real Madridi raportohet se ka identifikuar portierin e Romës, Alissonin si njërin prej qëllimeve kryesore gjatë verës.
Në muajt e fundit, Reali është lidhur me një numër portierësh për zëvendësimin e Keylor Navasit, përfshirë David de Gean e Manchester Unitedit dhe Thibaut Courtoisit e Chelseat.
Sipas Mundo Deportivos, Reali dëshiron shërbimet e Alissonit, i cili ka vazhduar formën e lartë për Romën.
Kontrata e Alissonit skadon në verën e vitit 2021 ndërsa Eusebio Di Francesco nuk dëshiron shitjen e lojtarëve kryesor, por klubi italian mund të përfitojë para të majme nga shitja e portierit, të cilin e transferoi për 8 milionë euro në vitin 2015.
Artikuj të ngjashëm