Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alirifa: Malisheva nuk do të mbrohet, do të jetë ekip kreativ

Skuadra e Malishevës ende ka nevojë për përmirësime, ka thënë trajneri Senad Alirifa. Alirifa të shtunën debutoi në Superligë me fitore me skuadrën e Malishevës, që mposhti Dukagjinin 1:0 në Klinë.

“Jam i lumtur për debutimin në Superligë me fitore. Falënderoj lojtarët për angazhimin makismal. Patëm kundërshtar të fortë, sidomos në aspektin defensiv. Besoj që në pjesën e parë ishim më konkret, bëmë lojë më të sigurt. Patëm edhe disavantazh në këtë lojë, por do ta analizojmë. Edhe pse krijuam epërsinë, rrezikuam shumë prapa. Malisheva nuk do të mbrohet, do të jetë ekip kreativ që do të sulmojë. Do të hyjmë për fitore në çdo ndeshje. Duhet të kemi guxim, djemtë e kanë guximin. Megjithatë, duhet të përmirësojmë pjesët ofensive të cilat i kemi ushtruar, por nuk ishim konkret”, ka thënë për “ArtMotion” pas ndeshjes trajneri Alirifa.