Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alidema i harruar nga Kosova

Festim Alidema kaloi sezonin më të mirë të karrierës te skuadra e Llapit, ku shënoi 12 gola.

Në një intervistë për Sportin në KTV, 21 vjeçari, thotë se asnjëherë nuk është ftuar nga grupmoshat e reja të Kosovës.

Alidema mendon se e ka merituar një ftesë të Kosovës U21, pas paraqitjeve të mira që ka pasur gjatë sezonit 2018/219.

Sporti në KTV, e ka kontaktuar edhe menaxherin e Kosovës U21, Zgjim Sojeva, i cili ka thënë se Alidema nuk mund të luajë më për U21, pasi nuk e lejon rregullorja e UEFA-s, e cila saktëson se lojtarët që kanë të drejt loje në kualifikime duhet të jenë të lindur nga 1 janari i vitit 1998.

Madje, Sojeva ka shtuar se kanë qenë shumë të interesuar që ta kenë në skuadër talentin e Llapit, ku nënvizon se e ka përcjellë nga afër edhe trajneri, Rafet Prekazi.

Alidema, përveç golave, ka bërë edhe gjashtë asistime, e ku nuk harron të falënderon të gjithë që e kanë përkrahur te Llapi.

Edhe Alidema nuk është dorëzuar, thotë se do ta kërkojë sërish Evropën përmes Llapit Sport Alidema nuk është dorëzuar, thotë se do ta kërkojë sërish Evropën përmes Llapit

Sulmuesi nga Pozherani i Vitisë, tregon se kontrata me Llapin i skadon në qershor dhe ëndrra e tij mbetet të luajë në Evropë.

Alidema u rrit te Vëllaznia e Pozheranit, para se të kalonte te Llapi në vitin 2018.