Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Algjeria merr pikë në ndeshjen dramatike

Sulmuesi i Al Saddit, Baghdad Bounedjah, ka shënuar gol në fundin e ndeshjes për t’i mbajtur gjallë shpresat e Algjerisë për kalim në fazën nokaut të Kupës së Afrikës.

Algjeria të shtunën barazoi 2:2 me Burkina Fason, në kuadër të Grupit D të kësaj gare.

Burkina Faso pas dy ndeshjeve ka katër pikë, ndërsa Algjeria ka dy pikë.

Mohamed Konate i Burkina Fasos shënoi në minutën e tretë shtesë në pjesën e parë.

Bounedjah i barazoi shifrat në minutën e 51-të.

Nga penalltia për 2:1 në të mirë të Burkina Fasos realizoi sulmuesi i Aston Villas, Bertrand Traore.

Por, Bounedjah shënoi edhe një herë tjetër për algjerianët në minutën e pestë të kohës shtesë për rezultatin përfundimtar, 2:2.

Në grup janë gjithashtu edhe Angola dhe Mauritinia, që kanë një pikë përkatësisht zero. Do të luajnë mes vete nga ora 18:00. 

Artikuj të ngjashëm